Vetaksident në Dollc, lëndohet një person

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti sonte në rrugën Pejë-Prishtinë.

Xhevat Ibraj, zëdhënës i Policisë rajonale të Pejës, ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur në ora 17:05 në fshatin Dollc të Komunës së Klinës.

Ai ka thënë për Kosovapress se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin.

“Ngasësi i automjetit është lënduar si pasojë e vetaksidentit. Për momentin nuk dihet gjendja e tij shëndetësore”, tha Ibraj.

Sipas tij, tash për tash nuk dihet se si ka ardhur deri te vetaksidenti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme