Vetaksidenti ku mbet i vdekur një 28 vjeçar, arrestohen tre persona, dyshohen se po bënin gara me të ndjerin

Një person i moshës 28-vjeçare ka ndërruar jetë dje në Gjilan, dhe për ketë rast Prokuroria Themelore e Gjilanit njoftoi të premten se ka ndaluar tre persona, lidhur me vetaksidentin.

Sipas prokurorisë, F.A. dhe B.A., janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Rrezikimi i trafikut publik me veprime apo mjete të rrezikshme” dhe “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”, dhe të dyshuarin L.M., për shkak të veprës penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”.

Prookruria e Gjilanit ndër të tjera ka thënë se të njëjti kanë qenë duke zhvilluar gara.

“Ekziston dyshimi i arsyeshëm se të dyshuarit F.A. dhe B.A, më 25 Janar 2024, rreth orës 00:50 minuta, me automjetet e tyre, së bashku me tani të ndjerin L.R., gjatë drejtimit të automjeteve kanë zhvilluar gara, të cilat janë të ndaluara me ligj, që nga dalja e Gjilanit deri në hyrje të fshatit Dobërçan, ku edhe i ndjeri L.R., ka pësuar vetaksident dhe ka humbur jetën.” – thuhet në komunikatën për media të lëshuar nga prokuroria.

Po ashtu, dyshohet se pas vetaksidentit, të dyshuarit – vozitësit F.A. dhe B.A., si dhe i dyshuari – pasagjeri L.M., nuk i kanë dhënë ndihmë tani të ndjerit L.R., duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

“Prokurori i rastit, brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarve do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale.”, thuhet në njoftim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme