Vetë deputete në Parlamentin e Maqedonisë, por nëna e saj s’ka shtetësi! (VIDEO)

Vetë është deputete që disa muaj në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa nëna e saj është pa shtetësi edhe përkundër faktit që jeton prej 50 vitesh në Maqedoni.

E hallin se si jetohet pa shtetësi e di më së miri deputetja nga Kumanova. Thotë se nëna e saj 71 vjeçare ka aplikuar shumë herë për të marrë nënshtetësi, por një gjë e tillë nuk iu është mundësuar.
Reklame

Për zgjidhje të kësaj problematike opozita shqiptare ka propozuar ndryshime ligjore.

“Nëna imë u ballafaqua me probleme gjatë gjithë jetës së saj. Normalisht se ka pasur problem me sigurim shëndetësor, pensioni as nuk vjen parasysh.

Po ku është edhe e drejta e votës. Për atë arsye kjo kërkesë nuk është diçka personale e familjare kjo është një kauzë e jona politike dhe kombëtare për zgjidhjen e këtij problemi”, tha Saije Sadiku – deputete e ASH-së. Për më tepër kronika e TV21:

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme