Vetë-dorëzohen në Polici dy të dyshuarit për vrasje të trefishtë në Gjakovë

Policia e Kosovës, njofton se janë vetë-dorëzuar në Stacion dy të dyshuarit për kryerjen e një vrasje të trefishtë në Komunën e Gjakovës.

Në fillim të njoftimit, PK tregon se me datë 23.08.2016 në Gjakovë kishte ndodhur vrasje e rëndë ku si pasojë kanë humbur jetën tre persona.

“Policia e Kosovës respektivisht sektori rajonal për hetime në kuadër të DRP Gjakovë pas këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe ekzaminimit të provave dhe dëshmive kanë arritur të identifikojnë kryesit e mundshëm të kësaj vepre”, njofton PK, përcjell Koha.net.

“Kjo njësi në vazhdimësi në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë dhe me metodat e tyre është arritur që të dy personat e dyshuar të vetë-dorëzohen në polici sot me datë 27.01.2017 në Sektorin e lartshënuar në DRP Gjakovë”.

Njoftohet se të dyshuarit janë V.Gj., i lindur 1990 dhe Q. Sh., i lindur 1990 të dy shqiptarë të Kosovës. Ata po mbahen në ndalim policor.

Fjala është për Qëndrim Shalën nga Cermiani dhe Veton Gjoshin nga Smolica, që besohet se morën hak për babanë, respektivisht vëllanë, kur qëlluan për vdekje tre viktimat Valon e Ali Islamaj dhe Zef Krasnqin, në një të marte pasdite në Çarshinë e Gjakovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme