Vetë Vendos !

Shkruan: ORHAN IBRAHIMI

Është për analizë të thellë fenomeni i mbështetjes dhe animi gati në mënyrë absolute i shqiptarëve nën Maqedoni për Lëvizjen Vëtëvendosje si subjekt politik në Kosovë. Pse mendojnë ashtu, pse ky anim dhe kjo mbështetje?! Po të njejtit shqiptarë (me shumicë) kur është çështja të Vetë Vendosin për veten e tyre, për to vendos tjetërkush! Për to vendos kojshiu, sepse ai (kojshiu) e ka vajzën të diplomuar dhe ajo gjendet e para në listën për punësim tek filan dega e BDI-së; vendos kryeplaku i fshatit, post që i ka dhuruar shteti që nga koha e komunizmit dhe vazhdon ta mbajë për dekada të tëra përshkak “lojalitetit”, “besnikërisë” dhe “vigjilencës” së lartë shtetërore; vendos drejtori i shkollës duke i bërë rresht dhe gaditu gati tërë stafin mësimdhënës, duke i shndërruar në maqineri propaganduese dhe votuese për BDI-në; vendos kusherini në emër të 40 shtëpive të farefisit të tij, se djalin duhet ta bëje shef policie, drejtor klinike, udheheqës digaseteri, kryeshef, kurse, po ato 40 shtëpi, i kanë edhe mbi 50 djemë e vajza për t’u punësuar, por ai i “përzgjedhuri” duhet patjetër të avancohet, sespe ai jarani që do të rregullonte këtë zotim ështe kryetar komune, ministër apo i madh në BDI; vendos një prind, në emër të një lagje, sepse ai e ka djalin në burg, Qeveria dhe ministri i BDI-së që ia kanë arrestuar djalin, tani i kanë premtuar se do ta lirojnë nga burgu; vendosin lekët, lekë të plaçkitura në forma të ndryshme me reket, mito dhe haraç që i bëhet shqiptarëve, e që një ditë para votimit, strukturat kriminele të BDI-së i blejnë votat e shqiptarëvë; vendosin parti politike të themeluara nga qendra të ndryshme antishqiptare me misione mirë të përcaktuara; vendosin parti të themeluara për një përdorim dhe për një destinacion; vendosin komunistë, dallaveraxhinj, dilinxhinj, mashtrues, falcifikatorë diplomash të shndërruar në “intelektual”, “opinionistë”, “ekspertë” dhe “analist.”; vendosin “reformatorë” të vetëshpallur që antivlerën e shesin si vlerë, që hajninë e shesin si zhdërvjellësi, që pisllukun e shesin si pastërti morale, që përkushtimin për ti mbrojtur institucionet ku planifikohet dhe urdhërohet e keqja mbi shqiptarët e shesin si atdhetarizm, që ikjen dhe frigën e shesin si guxim dhe trimëri; vendosin mekanzmat shtetërore sllave që thellë i kanë duart të zhitura në organizimet dhe shoqërinë shqiptare.

Për to, pra për shqiptarët nën Maqedoni vendosin edhe dhjetre e dhjetra faktorë të tjerë që e zgjasin hegjemoninë sllave, duke e lënë Maqedoninë (shtet me përbërje etnike heterogjene, mbi 40% janë shqiptarë) si shtetin e vetëm në Europ, pa mekanizma juridiko-kushtetues që mbrojnë, ruajnë dhe garantojnë vendimarrjen politike koncesuale, mirëqenien dhe barazinë ekonomike. Ato ndërtojnë Shkupin 2014,për ta deshqiptarizuar atë, stimulojnë në mënyrë istitucinale egzodusin e shqiptarëve (sipas Bankës Botërore prej vitit 2002, janë larguar nga Maqedonia 350000 qytetarë me mbi 90% shqiptarë), ndërrmarin ekspedita policoro-ushtarake mbi shqiptarët në emër të terorizmit radikal islamist, realizojnë procese të montuara gjyqësore me motivacione antishqiptare. Shtrohet pyetje shumë e thjeshtë logjike: po pse shqiptarët nën Maqedoni janë të lidhur aq shumë me termin “Vetëvendosje”, si kategori politike? Shqiptarët nën Maqedoni thellë në subkoshiencën e tyre e ndjejnë dhe e dinë se me Vetëvendosje nënkuptohet Liria që i mohohet atyre. Vetëvendosje në fakt është vetorganizim, rrezistencë ndaj padrejtësive, refuzim dhe vetëdije politike, është djersë, mund, sakrificë dhe flijim, është proces i natyrshëm dhe vazhdimsi në veprim i aspiratava për liri, barazi, drejtësi dhe mirqenie. Për të ardhmen dhe perspektivën e rinisë shqiptare, për shpresën e të gjithë të burgosurve politikë shqiptarë, për ëndrrën e fëmijve tonë. Ti shqiptar, nën Maqedoni, mos lejo që në emrin tënd të vendosin të tjerët. Rruga e Vetëvendosjes është rrugë njëkahëshe, rruga e realizimit përfundimtar të saj ështe proces i pandalshëm.

* (Ky shkrim eshte i shkruar per Gazeten Lajm)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme