Vetëaksidentet që lanë të vdekur pesë të rinj në Kaçanik (Foto)

Një aksident i rëndë që ndodhi dje pas mesnate në magjistralen Kaçanik-Ferizaj ua mori jetën tre të rinjëve. Javë më parë, në një aksident tjerë të rëndë në Kaçanik humbën jetën edhe dy zyrtarë policorë. Sipas të dhënave të Policisë, në dy rastet, veturat ishin vetëaksidentuar, raporton Periskopi.

Dje në media u publikuan fotografitë e tre djemve të rinj që kishin humbur jetën në aksidentin e rëndë.

Nga aksidenti i gjallë kishte shpëtuar një shok i tyre, i cili po lufton me jetë në kujdes intensiv.

Në këtë aksident jetën kanë humbur Enis Ceka, Flamur Berisha dhe Artan Lika, raporton Periskopi.

Enis Ceka

Flamur Berisha

Artan Lika

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka njoftuar se ngasësi i veturës Opel Astra duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur në grumbuj dheu e gurësh.

Ngasësi ka vdekur në vend ndërsa tre pasagjerët janë dërguar në QKUK dhe pas disa orësh kanë vdekur edhe dy nga të lënduarit ndërsa pasagjeri i tretë është në kujdes intensiv.

Trupat e pajetë të viktimave,me urdhër të Prokurorit dërgohen në Institutin e mjekësisë ligjore për obduksion.

Javë më parë, Kaçaniku ishte tronditur nga lajmi për zhdukjen e dy zyrtarëve policorë, të cilët ishin aksidentuar dhe kishin rënë në lumin Lepenc nga 100 metra lartësi.

Pas shumë ditëve të kërkimeve intensive, Malësor Dashi e Armend Trena u gjetën në Lepenc, pa shenja jete.

Dy policët që ranë në lumin Lepenc, Armend Trena dhe Malësor Dashi, sipas raportit të ekspertizës së komunikacionit ishin vetaksidentuar.

Dy policët ishin aksidentuar më 28 prill të muajit të kaluar. Trupi i Malësor Dashit u gjet pesë kilometra nga vendi i ngjarjes, ky dyshohej fillimisht se kishte rënë vetura. Ndërsa, trupi i Armend Trenës, u gjet në ditën e dhjetë të kërkimeve, gjashtë kilometra nga vendi i ngjarjes, në lumin Lepenc më saktësisht në vendin e quajtur “Kulla me Çeshme”./Periskopi 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme