Angela Merkel – Gjermani, Theresa May- Britani e Madhe, Jacinda Arden – Zelanda e Re…
Janë 18 vende të tjera në botë që kanë në krye të shteti kanë gra. Gjithsej, bota sivjet ka 21 udhëheqëse nëpër shtetet e, ndërsa 60 për qind e vendeve të botës nuk kanë nuk kanë pasur kurrë në krye të udhëheqjes një grua.
Në tetorin e vitit 2017, Jacinda Ardern është bërë figura e rilindjes së Zelandës së Re, një lloj si “Justin Trudeau” femëror. E zgjedhur në moshën 37 vjeçe, ajo është udhëheqësja më e re vendit që nga viti 1856. Dhe, po ashtu, është e para që ka lidhur gjatë mandatit të vet. Para saj, femra të tjera kanë arritur në majë të pushtetit. Gjermania e ka Angela Merkelin e Mbretëria e Bashkuar Theresa May, transmeton Koha.net shkrimin e të përditshmes franceze Le Figaro .
Sot, presidente ose kryeministre në botë janë 21 gra.
Me rastin e 8 marsit po publikojmë emrat e grave dhe të vendeve që ato udhëheqin.
- Angela Merkel kancelare e Gjermanisë
- Theresa May kryeministre e Britanisë së Madhe
- Vigdís Finnbogadóttir kryetare e Islandës
- Dame Marguerite Pindling guvernatore e përgjithshme e Bahamasit
- Sandra Mason guvernatore e përgjithshme e Barbadosit
- Dame Cécile La Grenade guvernatore e përgjithshme e Grenadës
- Mercedes Rosalba Aráoz kryeministrie e Perusë
- Michelle Bachelet kryetare e Kilit
- Saara Kuugongelwa-Amadhila kryeministre e Namibisë
- Erna Solberg kryeministre e Norvegjisë
- Marie-Louise Coleiro Preca preca kryetare e Maltës
- Dalia Grybauskaitė kryetare e Lituanisë
- Kersti Kaljulaid kryetare e Estonisë
- Kolinda Granda Kitaroviç kryetare e Kroacisë
- Ana Bërnabiç kryetare e Serbisë
- Tsai Ing-wen kryetare e Taiwanit
- Hilda Heine kryetare e ishujve Marshall
- Dame Patricia Lee Reddy guvernatore e përgjithshme e Zelandës së Re
- Sheikh Hasina kryeministre e Bangladeshit
- Bidhya Devi Bhandari kryetare e Nepalit
- Ameenah Gurib-Fakim kryetare e Mauricit
SHBA-ja, si fuqia më e madhe në botë, asnjëherë deri më tash nuk është udhëhequr nga një grua.
Nga gratë tashmë janë udhëhequr vendet si Franca, Mbretëria e Bashkuar, Kili, Argjentina ose Norvegjia.
Përgjatë historisë, 30 për qind e 190 vendeve të botës janë udhëhequr , me mandate të shkurta e të gjata nga gratë (nga dy muaj deri në 13 vjet). Nga këto vende edhe Franca ku vetëm Édith Cresson ka qenë kryeministre nga maji 1991 deri në prillin e vitit 1992.
Figaro nuk e ka përmendur mandatin e Atifete Jahajgës, presidente e Kosovës nga viti 2011 deri në vitin 2016.
Kjo gazetë francezë, përcjell Koha. net, shkruan se femrat kanë vetëm 10 për qind të pasurisë së botës, ndërsa pjesa tjetër, 90 për qind u përket burrave
Dy gra që janë në pushtet në vitin 2018, udhëheqin dy nga 20 vendet më të pasura në botë.
© KOHA.