Vetëm 4 për qind gra në listën për kryetarë të komunave në Kosovë

Nga më shumë se 100 kandidatët për kryetarë të komunave për zgjedhjet lokale të këtij viti, vetëm 6 prej tyre janë gra. Shprehur në përqindje, i bie të jenë vetëm 4.4% gra nga i gjithë numri i përgjithshëm i kandidatëve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Megjithëse në vitin 2015 është miratuar Ligji për Barazi Gjinore, i cili parasheh përfaqësim më të madh të grave në pozitat politike vendimmarrëse, kjo shifër nuk dallon pothuajse fare me ato të zgjedhjeve paraprake komunale, të mbajtura para hyrjes në fuqi të këtij ligji. Në zgjedhjet komunale të vitit 2009, përqindja e grave në listat e kandidatëve për kryetarë të komunave ishte 5%, kurse në ato të vitit 2014 ishte 4%.

Prej të gjitha subjekteve politike, të cilat i kanë certifikuar kandidatët e tyre, Partia Demokratike e Kosovës ka nominuar 3 kandidate gra, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës, Nisma për Kosovën, dhe Alternativa nga një kandidate grua.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme