Kandidati i Lëvizjes BESA për Komunën e Tetovës, njëherit edhe kryetar i kësaj partie Bilall Kasami është i vetmi që ka dorëzuar dorëheqjen nga mandati i deputetit pas konfirmimit se do të jetë kandidat në garën komunale në Tetovë.
Me këtë akt të tij që flet për një moral të lartë njerëzor e politik, Kasami jep shembull edhe si duhet ta mbrosh partinë nga mbyllja dhe nga shndërrimi i saj në servis të drejtuesve të cilët bëjnë ç’të duan, herë burrë shtetas e herë “pleq katundi”, thuajse në parti nuk ka njerëz të tjerë të aftë për t’u kandiduar. /Sakte.net