Vetëm Kasami i BESËS në mbështetje të SHBA – ve lidhur me operacionin në Siri

“Mbështesim fuqishëm veprimin e presidentit të ShBA’ve, Donald Trump kundër regjimit vrastar të Assadit. Shpresojmë se për popullin sirian shpejtë do të vijnë ditët e paqes”, kështu ka shkruar kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në rrjetin e tij social në FB.

Ndryshe, nga luftanijet në Mesdhe, Pentagoni ka lëshuar 59 raketa “Tomahawk” mbi objekte të qeverisë siriane, si kundërpërgjigje ndaj sulmit me armë kimike në Siri, për të cilin Uashingtoni fajësoi Bashar al Asadin. Sulmi u bë me urdhër të presidentit amerikan Donald Trump.

Në një fjalim, Trump tha se Asadi u mori jetën njerëzve të pashpresë. Objektivi kryesor i bombardimeve amerikane është një bazë ajrore në Homs.

Kjo është goditja e parë e drejtpërdrejtë që SHBA ndërmarrin kundër qeverisë së Asadit që nga fillimi i luftës civile në Siri, gjashtë vjet më parë.

Politikanë të tjerë nuk janë prononcuar lidhur me kete ngjarje qe ka qene kryeteme e mediave boterore. Mbase, shkaku se kane qene te zene me pune me te rendesishme, sic eshte shpetimi i Maqedonise dhe dalja nga kriza politike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme