Kodi i ri telefonik +383 do të fillojë implementim e saj të plotë pas 15 janarit të vitit 2019 njofton AKREP.
Operatorëve telefonik privatë ju është dhënë afat që deri në 15 janar të 2019 të kryejnë të gjitha obligimet dhe të implementojnë kodin +383, pasi nuk do të ketë më shtyrje të këtij afati, po thotë Kreshenik Gashi, kryetari të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, njofton gazetametro.net.
Gashi tha se ARKEP nuk ka pranuar zgjatje të afatit për përdorimin e kodeve tjera, por vetëm të +383.
‘Me fillimin përdorimit vetëm të kodit +383, IPKO konsideron se mund të ketë humbje komerciale, ndërsa VALA nuk ka investuar në rrjetin e saj”, tha Gashit në RTK.
Gashi ka thënë se afati i implementimit të këtij kodi ka qenë 18 muaj dhe operatorët kanë pasur mundësi të bëjnë këtë, në të kundërtëni operatorët i presin ndëshkime në mënyrë automatike, njofton gazetametro.net.
Dënimet do të ketë dënime nga 10 mijë euro, por ato mund të shkojnë deri në 150 mijë euro.



