“Vetëm pagën kemi! Jo më e ulët se drejtorët në Kryeministri”/ gjyqtari i Apelit Genti Dokollari: Përballje e radhës, Kushtetuesja!

Në seancën e djeshme plenare në Kuvend u miratua ligji në lidhje me pagat e magjistratëve, ligj që është dekretuar edhe nga Presidenti Bajram Begaj brenda pak orësh.

I ftuar në emisionin” Minuta e parë” me Ola Brukon në News24, gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Genti Dokollari ka deklaruar që deri në momentin e fundit shpresohej se Kuvendi nuk do ta votonte dhe do të reflektonte mbi sugjerimet e bëra dhe përmbajtjen e projektligjit.

“Qëndrimi jonë është i njëjtë dhe ka qenë konseguent, projektligji i miratuar tashmë si ligj nuk plotëson aspak standartet e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe është në kundërshtim me urdhërimet e këtij vendimi. Nëse GJK ka shfuqizuar formulën e mëparshme që e lidhte referencën tek paga e Presidentit dhe ka thënë që kjo formulë nuk përmbush standartet kushtetuese pasi duhet të ketë një reference, e cila reflekton herë pas here rritjen ekonomike, inflacionin apo elementë të tjera. Në kundërshtim me këtë parashikim që ka përcaktuar Gjykata Kushtetuese apo orientim është referuar përsëri tek paga e Presidentit.

Elementi tjetër që Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar lidhet me nivelin e pagës që duhet të përfitojnë magjistratët si një e drejtë tashmë e fituar që me miratimin në vitin 2016 të ligjit numër 96 për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe ka përcaktuar që nuk mund të jetë më e ulët se paga e drejtorit të përgjithshëm në Kryeministri dhe e ka orientuar Kuvendin që bën brenda datës 31.7.2026 të bënte ndryshimet brenda këtij diskreioni apo formulës së orientuar nga GJK. Kjo nuk u bë në kohë që do të thotë ka hyrë në fuqi formula e përcaktuar në vetë paragrafin numër 110 të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Që do të thotë formula e mëparshme.

Pavarësisht kësaj, Kuvendi e la ashtu siç ishte më përpara, pra i njëjti ligj që ishte cilësuar si antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese, duke e lidhur sa për rritur sa për formalitet. Në qoftë se ishte 0.36 koefiçienti që i referoi pagës së Presidentit e bëri 0.38. Ku ndërkohë në qoftë se do të flisnim sipas orientimit të gjykatës kushtetuese duhet të ishte 0.57”, u shpreh ai.

Ndërkohë Prokuroria e Posaccme ka nisur hetimet sa i përket ccështjes së pagave. Gjyqtari shprehet se në këtë rast nuk ka shumë pritshmëri.

“Nuk kemi pritshmëri të caktuara. Ne kemi bërë një kallëzim penal. Më saktë subjektet konkrete kanë bërë një kallëzim penal për të vlerësuar Prokuroria e Posaçme në qoftë se ka elementë të figurës së veprës penale. Kjo është ekskluzivitet dhe i përket SPAK për të arritur në një konkluzion. Ne nuk e paragjykojmë dhe nuk kemi ndonjë pritshmëri konkrete në lidhje me këtë pjesë.

Pavarësia e gjyqësorit është pavarësi institucionale, pavarësi organizative, pavarësi financiare. Janë të gjitha këto komponente që në thelb realizojnë ekzistencën dhe pasjen e një pushteti të pavarur për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve. Garancia financiare, flasim për një sistem kapitalist, është baza e pavarësisë dhe për të garantuar këtë pavarësi financiare, vetë Kushtetuta ka përcaktuar, jemi i vetmi profesion apo pozicion që ka përcaktuar në përmbajtjen e saj se pagat dhe përfitimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve, pra magjistratëve nuk mund të ulen. Që do të thotë në qoftë se ti në një moment të caktuar siç është vlerësuar në momentin e miratimit të reformës në drejtësi të vitit 2016 që formula do të jetë ky dhe ky është niveli i pagës dhe kjo pagë do të rritet herë pas here sa të herë të ketë rritje ekonomike referuar zyrtarit ku ajo bazohet normalisht duhet që ky standard të ruhet për aq kohë sa ekziston edhe vetë Kushtetuta Ligjvënësi mund të arritë më tej, por nuk mund ta ulë më poshtë. Kjo lidhet drejtpërdrejt me garancinë që gjyqtarët të jenë të pavarur dhe të mos kenë në asnjë lloj mënyre mangësi përsa i përket anës ekonomike për të plotësuar nevojat e veta dhe marrë në konsideratë faktin se gjyqtarët të vetmet të ardhura që kanë është vetëm paga. Pra vetëm pagën kemi”, u shpreh ai.

Dokollari ka zbuluar dhe hapat e radhës që poritet të nsërmerren në këtë rast.

“Hapat tona janë kanë qenë hapa krejtësisht ligjor që njihen në një shoqëri demokratike dhe lejon kuadri ligjor. Edhe në vijimësi hapat dhe qëndrimi tonë do të jetë i njëjtë. Ne sigurisht do të ezaurojmë përsëri të njëjtin mjet që kemi, sfidimin në Gjykatën Kushtetuese të ligjit për antikushtetueshmëri. Besoj që javës tjetër do të paraqitet kërkesa së bashku me shfuqizimin e ligjit dhe për pezullimin e hyrjes në fuqi, pezullimin e efekteve të ligjit. Shoqatat e gjyqtarëve kanë patur qëndrime të njëjta. Jemi në unison së bashku dhe me shoqatën e prokurorëve. Do përgatitemi për ta sfiduar në Gjykatën Kushtetuese”, tha ai.

The post “Vetëm pagën kemi! Jo më e ulët se drejtorët në Kryeministri”/ gjyqtari i Apelit Genti Dokollari: Përballje e radhës, Kushtetuesja! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme