Vetëm për dy ditë afro 60 mijë bashkatdhetarë u kthyen për festa në Kosovë

Pandemia nuk i ka ndalur kosovarët që jetojnë në vende të ndryshme të botës të kthehen për festat e fundvitit në vendlindje.

Kolonat në kufij këto ditë ishin me kilometra. E për të hyrë në Kosovë, bashkatdhetarët pritën edhe me orë të tëra për shkak të numrit të madh të hyrjeve në vend.

Gazeta Infokus ka mësuar se vetëm brenda dy ditëve në Kosovë nga kufijtë tokësorë kanë hyrë rreth 56 mijë e 655 bashkatdhetarë, pa llogaritur edhe ata që kanë udhëtuar me aeroplan.

Kështu thuhet në të dhënat që Gazeta inFokus ka siguruar nga Policia e Kosovës, e sipas këtyre të dhënave vetëm me 20 dhjetor, kufirin për në Kosovë e kanë kaluar 30 mijë e 72 persona.

Ndërsa po në këtë ditë në vend kanë hyrë 11 mijë e 586 vetura e 243 autobusë, shkruan Gazeta inFokus.

E me 19 dhjetor sipas këtyre të dhënave nga Policia në Kosovë kanë ardhë 26 mijë e 83 persona me 10 mijë e 548 vetura e 216 autobusë.

Ardhja e tyre ka ngjallur shumë reagime.

Shumë zyrtarë shtetërore i janë gëzuar ardhjes së bashkatdhetarëve duke i uruar mirëseardhje në vendlindje e duke deklaruar që kjo do të ndihmojë ekonominë e Kosovës, mirëpo nuk kanë munguar edhe rastet e madje kanë qenë të shumta që nuk e kanë mirëpritur këtë lajm.

Kjo për shkak të virusit COVID-19 dhe frikës se do të rritet numri i të infektuarve dhe që spitalet në Kosovë nuk do të mund të përballojnë gjendjen e cila mund të krijohet./Gazeta inFokus/

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme