Mbledhjet mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë kanë qenë vetëm shfaqje. Një e tillë pritet të konsumohet edhe sot.
Qeveria e Kosovës ka mbërritur në Tiranë me autobus. Ndërkohë në kryeqytetin shqiptar pritet të nënshkruhen plot 14 marrëveshje.
Para disa kohësh u ironizua se Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar 77 marrëveshje që kanë mbetur në letër.
Marrëveshjet e sotme Shqipëri-Kosovë
– Marrëveshje për Zbatimin e Lehtësirave të Ndërsjella në Procedurat Doganore të Kontrollit të Hyrje-Daljeve së Mallrave.
– Bashkëpunim në fushën e transportit hekurudhor
– Krijimi i fondit të përbashkët në mbështetje të Luginës së Preshevës
– Bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjelltë në raste fatkeqësish Natyrore dhe fatkeqësive të tjera
– Bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e sigurisë
– Marrëveshje për shmangien e Tatimit të dyfishtë mbi të Ardhurat dhe mbi Kapitalin si dhe për Parandalimin e Evazionit Fiskal
– Marrëveshje bashkëpunimi mes MF dhe Ministrise së Ekonomisë dhe Punësimit
– Krijimi i Korridorit Digjital 5G
– Themelimi i Ligës së Përbashkët të Basketbollit
– Platformë e përbashkët digjitale të Arsimit parauniversitar
– Kalendar i Përbashkët Kulturor vjetor
– Marrëveshje për bashkëprodhim të Filmit
– Memorandum bashkëpunimi mes Ministrive të Kulturës
– Marrëveshje për përballimin e Covid 19
© SYRI.net