Mësohet se një 70-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë gjahu mbrëmjen e sotme në Roskovec.
Sipas informacioneve të para nga policia, shtetasi me iniciale Sh.S., është plagosur aksidentalisht teksa ishte duke pastruar armën, të cilën e kishte me leje.
70-vjeçari ndodhet në spital për ndihmë mjekësore dhe bëhet me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Roskovec/Informacion paraprak
Rreth orës 20:20, në Roskovec, shtetasi Sh. S., 70 vjeç, duke pastruar armën e gjahut të cilën e kishte me leje, dyshohet se aksidentalisht është plagosur në këmbë.
Aktualisht ky shtetas ndodhet në spital, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.