Veteranët e rrejshëm po hetohen edhe nga prokuroritë themelore

Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) nuk është e vetmja që po heton rastet e fryrjes së listave të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Disa raste të fryrjes së listave të veteranëve janë shpërndarë edhe në disa Prokurori Themelore të Kosovës.
Rastet e fryrjes së listave të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) përveç nga Prokuroria Speciale po hetohen edhe nga disa Prokurori Themelore të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur për gazetën “Zëri” prokurori i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha, i cili ka shtuar se përgjegjësia penale për mashtrimet me listat e veteranëve do të bjerë mbi të gjithë ata që janë përfshirë në këto mashtrime, duke nisur nga anëtarët e Komisionit për Verifikimin e Veteranëve e deri te veteranët e rrejshëm.

Para pak ditësh, Prokurori Special Elez Blakaj, që po hetonte këtë rast, ka dhënë dorëheqje. Më pas, i njëjti ka shpërthyer në akuza përmes Facebook-ut, ndaj kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Pas dorëheqjes se Blakajt, lënda e veteranëve të rrejshëm të cilën Blakaj nuk e çoi deri në fund, iu dha një prokurori tjetër special.

Elez Blakaj pretendon se ka ngritur një aktakuzë për veteranët e rrejshëm, por që ajo kurrë nuk u dërgua nga ai në gjykatë, por e njëjta rrodhi vetëm në media.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme