Veteranët mund të mbesin pa pensione këtë muaj, shkak vonesat e krijimit të qeverisë

Pensionet e rreth 10 mijë veteranëve të UÇK-së do të jenë në pikëpyetje për këtë muaj.

Nuk është e sigurt nëse ata do t’i marrin ato me 24 korrik, ditë kjo kur Ministria e Punës i lëshon pensionet për të gjitha kategoritë në vend. 5.5 milionë euro është shuma mujore që kjo ministri ndan për pensionistët, luftëtarët e papunë të UÇK-së, e që në këtë muaj numri i tyre ka arritur në hiç më pak sesa 32, 500 sosh, kjo, pasi për 15 ditë janë shtuar mbi 500 veteranë të rinj, raporton KTV.

Por në dispozicion janë vetëm 4 milionë euro, kështu që mungojnë edhe 1.5 milion euro të tjera.

Sekretari i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Izedin Bytyqi, ka pranuar faktin se ende nuk e dinë se ku do t’i marrin këto para, pasi ende Kosova nuk e ka një Kuvend funksional që do të bëjë rishqyrtimin buxhetor.

Ai ka thënë se kanë varur shpresat në Ministrinë e Financave që do t’u gjejë zgjidhje të paktën për muajin korrik, duke paralajmëruar edhe vonesa në lëshimin e këtyre pensioneve për këtë muaj.

Megjithatë, në Ministrinë e Financave nuk na kanë dhënë përgjigje të saktë nëse do të mund t’i gjejnë këtë të holla ose jo.

Problemet me pensionet e veteranëve i pati paralajmëruar edhe ministri në largim i financave, Avdullah Hoti, në mbledhjen e fundit të Qeverisë, ku ka pranuar se janë në minus 24 milionë euro për këtë kategori.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme