Veteranët paralajmërojnë tensione pas akuzave nga Gjykata Speciale

Ngritja e aktakuzave për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale, do të sjellë reagime të ashpra nga shoqatat e dala nga lufta. Kështu ka bërë të ditur kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati.


Gucati, muaj më parë ka kërkuar në Kuvendin e Kosovës që të bëhet plotësim-ndryshimi i Ligjit për Specialen, deri sa ka sqaruar se përse diçka e tillë nuk është kërkuar para votimit të Gjykatës.

“Asnjë pjesëtarë i UÇK-së nuk e ka pasur atë mundësi që të kryej krime lufte, apo krime ndaj njerëzimit, atë e ka pasur vetëm policia dhe ushtria serbe. Ne në Parlament kemi kërkuar që të bëhet plotësim-ndryshimi i Ligjit, që të futet në rend dite, këtë na kanë premtuar se Gjykata do të jetë e dyanshme. Nuk ka të drejtë të formohet një gjykatë vetëm për një etni, janë shkelur Konventat ndërkombëtare. Nuk mundem t`i akuzoj shokët e mi, ish-kryetarët që kanë qenë, se ka pasur reagime me disa komunikata, por është dashur të reagohet më shumë, më fortë, e të mos lejohet që Parlamenti ta votojë këtë Gjykatë”, ka thënë ai.

Gucati ka shtuar se është dashur që të krijohet një gjykatë vendore që do t`i hetonte krimet e supozuara të shqiptarëve gjatë luftës. Gjithashtu, ka thënë ai, do të duhej që kjo gjykatë të merrej edhe me krimet e serbëve ndaj kosovarëve.

Se priten tensione në vend, e thotë edhe kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi. Sipas tij, shteti po përballet me probleme të shumta, andaj ngritja e aktakuzave të padrejta ndaj luftëtarëve të UÇK-së do të mund të sjellin reagime në vend.

Ai ka komentuar mbajtjen në Francë të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, duke thënë se kjo është krejt e padrejtë dhe me qëllime politike.

“Po fillimin e ngritjes të aktakuzave ndaj ish luftëtarëve të UÇK-së,nga Gjykata Speciale,e shohim si një padrejtësi, si aktakuza të qëllimshme dhe politike. Ne tashmë jemi dëshmitar se si po mbahet padrejtësisht dhe pa kurrfarë baze gjeneral Ramush Haradinaj në Francë. Pra është një tendencë dhe një qëllim, i Bashkësisë Ndërkombëtare që ta njollosin luftën e pastër çlirimtare të popullit shqiptar,dhe në anën tjetër, ta fshehin një krim të kryer nga ushtria dhe policia e Serbisë, në popullatën e pafajshme shqiptare”, ka thënë ai për Indeksonline.

Sipas Qeriqit, qytetarët kosovarë përballen me probleme ekonomike, papunësi, e së fundmi janë shtuar edhe kundërshtimet e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi, andaj ngritja e aktakuzave për ish-pjesëtarët e UÇK-së, do të sjellë tensione në vend.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme