Vetëvendosje deklarohet për takimin me Delawie

Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar takimin e zyrtarëve të saj me ambasadorin amerikan Greg Delawie.

Të mërkurën në mbrëmje është raportor  për një takim mes zyrtarëve të Vetëvendosjes, në të cilin kanë marr pjesë i nominuari për kryeministër,  Albin Kurti,  kryetari Visar Ymeri dhe  kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili ka ndodh në ambasadën amerikane në Prishtinë.

Mbajtjen e këtij takimi e ka konfirmuar të premten për lajmi.net, Shkodran Hoti zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka thënë se në takim është diskutuar për procesin zgjedhor, si dhe është përsëritur qëndrimi i ambasadës se do të përkrahin kë do që siguron shumicën për formimin e qeverisë.

“Takimi ka ndodh në ambasadën  amerikane. Janë diskutuat temat që janë raportuar në media, procesin zgjedhor, dhe është dhënë qëndrimi që e kanë dhënë edhe përmes komunikatës, që do ta përkrahin kë do që e bënë shumicën”, ka thënë Hoti për lajmi.net.

Takimit me zyrtarët e Vetëvendosjes e ka konfirmuar  edhe ambasada amerikane.

Zëdhënësja e Ambasadës Amerikane Michell Schohn ka konfirmuar për Gazetën Express se Delaëie ka realizuar një “takim privat” me zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Schohn nuk ka dhënë detaje tjera se çfarë është biseduar me krerët e VV-së, duke mos përmendur as cilët zyrtarë të Vetëvendosjes kanë marrë pjesë në takim. As Vetëvendosje nuk ka njoftuar për takimin me Delaëie.

Zyrtarët e Vetëvendosjes ka zhvilluar takime edhe me përfaqësues tjerë diplomatik në Kosovë, pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 qershorit.

Vetëvendosje e cila në zgjedhjet e 11 qershorit kishte garuar e vetme, ka fituar 27.16 përqind të votave.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme