Vetëvendosje do debat parlamentar për katër aktivistët që nuk po iu dorëzohet aktgjykimi i shkruar

20 ditë kanë kaluar nga shpallja e aktgjykimit dënues për 4 aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, por palëve ende nuk u është dorëzuar aktgjykimi i shkruar dhe arsyetuar, raporton KTV.

Me Kodin e Procedurës Penale, parashihet një afat prej 15 ditësh që trupi gjykues të përmbushë këtë obligim, që do t’i hapte mundësi mbrojtjes të ankohet në shkallën e dytë ndaj vendimit. Lidhur më këtë çështje, në një konferencë për media ka folur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, që vonesën e ka quajtur një zvarritje të kundërligjshme e të qëllimshme.

Kurteshi ka bërë të ditur se partia e tij ka bërë gati kërkesën për debat parlamentar lidhur me dënimin e tyre. KTV-ja i është drejtuar me pyetje edhe Zyrës për Media të Gjykatës, për të kuptuar arsyet e vonesës me aktgjykimin, por nuk ka marrë përgjigje gjatë ditës.

Në dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, përveç afatit prej 15 ditësh, që i referohet situatës kur i akuzuari është në paraburgim, pika 1 e nenit 369 parasheh afatin prej 30 ditësh në raste të tjera. E kur një rast është i ndërlikuar, po sipas kësaj pike, kryetari i trupit gjykues mund të kërkojë nga kryetari i Gjykatës zgjatje të afatit deri në 60 ditë. Në këtë rast, tre prej të akuzuarve, deputeti Frashër Krasniqi, aktivistët Egzon Haliti e Atdhe Arifi janë dërguar në paraburgim, pasi dënimet e tyre ishin më të larta se 5 vjet burgim, derisa aktivistja Adea Batusha ndodhet në liri.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme