Vetëvendosje: Dorëzohen në Gjykatën Kushtetuese përgjigjet për shkeljet e rënda të Presidentit

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në gjykatën Kushtetuese përgjigjet për shkeljet e presidentit.

Kështu thuhet në njotimin e lëshuar për  media nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci ka dorëzuar me 5 maj, në Gjykatën Kushtetuese komentet e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ato janë përgjigje ndaj komenteve të Presidentit Thaçi për shkeljen e rëndë, rrjedhimisht veprimet e tij antikushtetuese të datës 23 mars 2020”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Dorëzohen në Gjykatën Kushtetuese përgjigjet për shkeljet e rënda të Presidentit

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci ka dorëzuar me 5 maj, në Gjykatën Kushtetuese komentet e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ato janë përgjigje ndaj komenteve të Presidentit Thaçi për shkeljen e rëndë, rrjedhimisht veprimet e tij antikushtetuese të datës 23 mars 2020.

Presidenti jashtë mandatit e funksionit të tij kishte bërë thirrje për mosrespektim dhe moszbatim të vendimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Duke kërcënuar organet ligj zbatuese me sanksionime penale, e drejtë kjo vetëm e sistemit gjyqësor të vendit tonë.

Vendimet e Qeverisë kishin të bëjnë me mbrojtjen e jetës së qytetarëve nga pandemia Covid-19, ndërsa sjellja e presidentit për të shpallur publikisht vendime të Qeverisë pa efekt juridik dhe thirrjet për moszbatim e mosbindje civile përveç rrezikim të shëndetit publik, ishin shkelje serioze e Kushtetutës nga ana e tij, ndërhyrje brutale, cenim të pavarësisë së pushteteve, si dhe rrezikim i lirive dhe të drejtave të njeriut.

Me këtë rast, Presidenti ka bërë shkelje serioze të trefishtë të Kushtetutës dhe me paramendim. Këtë e rikonfirmon edhe vetë ai në komentet e dërguara në Gjykatën Kushtetuese, duke u përpjekur ta arsyetojë veprimin e tij dhe shkeljen e rëndë kushtetuese. Përmes këtyre komenteve, Presidenti pranon veprimet e tij antikushtetuese, ndonëse përpiqet të fshihet prapa imunitetit funksional të pozicionit të Presidentit. Por, këto shkelje serioze nuk mund të justifikohen e as të tejkalohen në emër të imunitetit funksional. Për rrjedhojë presim që Gjykata Kushtetuese të vlerësojë dhe të konstatoj antikushtetutshmërinë e veprimeve të Presidentit të datës 23 mars 2020.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme