Vetëvendosje fton Prokurorinë Speciale të fillojë hetimet ndaj Hashim Thaçit për tradhti

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje,Albulena Haxhiu, ka ftuar Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, që të fillojë hetimet ndaj presidentit Hashim Thaçi për tradhti ndaj vendit, pasi sipas saj ai me vetëdije ka nënshkruar marrëveshjen me presidentin e Malit të Zi, në të cilën i falet territor Malit të Zi.

“Hashim Thaçi me vetëdije me marrëveshjen që e ka nënshkruar me presidentin e Malit të Zi, ka bërë shkelje të rëndë, ka bërë tradhti ndaj vendit, pasi vërtetohet që i është falur territor Malit të Zi”, ka deklaruar Haxhiu para fillimit të seancës ku do të pritet votimi i Demarkacionit.

“Kërkojmë që Prokroria Speciale të nis hetimet ndaj të dyshuarit Hashim Thaçi” , ka përfunduar ajo./Periskopi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme