Haziri në të njëjtën kohë i ka bërë thirrje Vetëvendosjes që të përkrahin LDK-në në këtë aspekt dhe të rrezohet Qeveria Haradinaj. E deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi i ka thënë lajmi.net se pasi nuk ka asgjë konkrete deri më tani nuk është marr asnjë vendim deri tani.
Selimi i quajti normale ngritjen e mocionit për rrëzim të Qeverisë, por nuk u deklarua nëse partia e tij do ta përkrah apo jo.
“Është normale që një opozitë të ngrit mocion për rrëzimin e qeverisë, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete”, ka thënë shkurt deputeti i VV-së. /Lajmi.net/