Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar për nesër një aksion para ndërtesës së Burgut në Prizren, ku po qëndronte në paraburgim aktivisti i saj Astrit Dehari.
“Nesër bëhen një javë nga vdekja e aktivistit Astrit Dehari. Ende askush nuk ka dhënë përgjegjësi. Nesër, e shtunë, ora 15:00, para ndërtesës së Burgut të Prizrenit, kërkojmë drejtësi për Astrit Deharin”, thuhet në njoftimin e VV-së, pa u dhënë më shumë detaje.