Vetëvendosje kërkon nga oranget e drejtësisë të hetojnë 53 milionëshin e Bechtel & Enka-s

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka kërkuar nga organet e drejtësisë që të merren me rastin e ndarjes së 53 milionë eurove shtesë për kompaninë Bechtel & Enka në Kontratën për ndërtimin e Autostradës R6, Prishtinë-Hani i Elezit.

Sipas Aliut, kostoja në vlerë prej 53 milionë eurove është e dëmshme për shtetin.

“Kërkojmë nga organet e drejtësisë që të parandalojnë procedimin e më tejshëm të këtij vendimi të dëmshme për Kosovën”, tha ai në një konferencë për media.

Aliu përmendi edhe rezolutën e propozuar nga Grupi Parlamentar i VV-së për mos realizimin e kësaj pagese, e cila ka dështuar në votim, duke e cilësuar si mundësi të mirë për pamundësimin e realizimit të saj.

I pyetur nëse Vetëvendosje ka planifikuar ndonjë veprim për paradalimin e pagesës në kosto shtesë, Aliu tha se i takon shtetit që të merret me këtë rast.

“Shteti nuk duhet të rri duarkryq në këtë rast por duhet të veprojë”, tha ai./Gazeta Blic/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme