Vetëvendosje: Kryesia e Kuvendit ta thërrasë debatin për demarkacionin

Grupi parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! bën të ditur se më 9 mars procedoi kërkesën për debat parlamentar lidhur me të gjeturat e Raportit të Komisionit shtetëror për mirëmbajtjen e vijës kufitare me Malin e Zi.

Vetëvendosje bën të ditur se paralelisht me të, në emër të grupit parlamentar kanë bërë kërkesën edhe për thirrjen e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Sipas VV-së, padrejtësisht, deputetët e Kuvendit nuk patën mundësi asnjëherë që ta diskutojnë atë raport profesional në të cilin dëshmohet se marrëveshja e nënshkruar nga Hashim Thaçi cenon rëndë integritetin territorial dhe dëmton interesat strategjike dhe ekonomike të Kosovës.

“I bëjmë thirrje kryetarit të Kuvendit që sa më parë ta thërrasë mbledhjen e Kryesisë dhe ta vendosë për diskutim në seancë plenare kërkesën për debatin parlamentar lidhur me Raportin e përgatitur nga Komisioni aktual”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme