Vetëvendosje: Ligji për Trepçën u bë për privatizim e dialog

Sakte.net / E shtune, 08 Tetor 2016 – 17:20

Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se Ligji për Trepçën i cili u votua mbrëmë pas mesnatës u bë për privatizim e dialog dhe jo për tu zhvilluar ky gjigant ekonomik.

Këto komente i ka bërë Dardan Sejdiu, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Megjithëse ligji u është dhënë deputetëve vetëm dy ditë para seancës për trajtimin e tij, ne e kemi lexuar ligjin dhe kemi propozuar amendamente për këtë sepse e kuptuam që ligji nuk e trajton Trepçën si aset nacional për zhvillim, por si plaçkën e radhës së Qeverisë e cila për 16 vite e ka deindustrializuar Kosovën, e ka shkatërruar ekonominë dhe ka sjellë papunësinë më të madhe në Evropë”.

“Mbrëmë në Kuvend është parë zell i paparë për privatizim të pasurisë dhe më përkushtim të hatashëm që të vazhdohet me këto politika, të cilat që 16 vite që e kanë deindustrializur dhe shkatërruar ekonominë e Republikës së Kosovës”, ka thënë Sejdiu.

Ai ka shtuar se “Muahmet Mustafa, Isa Mustafa dhe ekipi i tij në fakt ka bërë atë që janë duke e bërë Kosovë saktë që nga viti 2001, në mungesë idesh për zhvillim, ata shesin, në proces pasurohen për vete, derisa qytetarët varfërohen. Sot Republika e Kosovës një ditë pas këtij votimi ka rrezik të mbetet pa një prej sektorët kryesorë që siguron zhvillim dhe sovranitet për Republikën e Kosovës”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme