Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë konferencë për media në orën 15:00 në të cilën do të flasë kryetari i kësaj partie, Visar Ymeri.
Ende nuk dihet se për çka do të flitet në konferencën e cila mbahet një ditë para shpalljes së aktgjykimit për rastin e hedhjes së gazit lotësjellës nga deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje, njofton Klan Kosova.
Të katër deputetët e Lëvizjes Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi dhe Faton Topalli akuzohen për hedhje të gazit në Kuvend me qëllim të pengimit të ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi dhe asaj të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Më 29 dhjetor iu ishte ndërprerë masa e paraburgimit dy deputetëve të VV-së: Albin Kurtit e Donika Kadaj-Bujupit.