Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje Avni Zogiani, u ka reaguar Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Këto të fundit, kanë premtuar se do të kenë kandidatë për deputetë nga diaspora në listat e tyre në zgjedhjet që pritet të mbahen së shpejti.
Zogiani u ka kujtuar atyre se ishin ato që kishin kërkuar në KQZ të mos numëroheshin votat e diasporës.
“Votuan në KQZ të mos numërohen votat e diasporës, e këndej rezervojnë vende për deputetë nga diaspora! Këto janë PDK e LDK!”, ka shkruar Avni Zogiani në një postim në Facebook./BS