Vetëvendosje: Merruni me Murat Mehën dhe aferën ‘Pronto’

Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për medie ka reaguar në lidhje me arrestimin e deputetit Driton Çaushit.

Në komunikatë thuhet se vazhdojnë arrestimet me urdhra politikë. Sipas tyre, Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Kuvend, deputetin Driton Çaushi për shkak të aksionit të tij politik për ta ndalur procedimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Kjo është komunikata e plotë e Vetëvendosjes:

Deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! vazhdojnë të arrestohen me urdhra politikë. Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Kuvend, deputetin Driton Çaushi për shkak të aksionit të tij politik për ta ndalur procedimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Këto urdhra të përndjekjes politike për VETËVENDOSJE!-n po zbatohen në kohën e lulëzimit të krimit dhe korrupsionit nga Qeveria. Organet e Drejtësisë kanë shumë punë për të bërë. Ata do të duhej të hetonin vetë Komisionin e Murat Mehës që e ka propozuar këtë marrëveshje, aferën ‘Pronto’, ‘dosjen e shefave’, skandalin e pasaportave e shumë skandale të tjera.

Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të deputetit Driton Çaushi. Poashtu, e paralajmërojmë qeverinë kuislinge që nuk mund të vazhdojë me kalimin e kësaj marrëveshjeje. Kosova nuk ka tokë për të falur, kurse veprimet e tyre nuk mund të na ndalin e as frikësojnë në mbrojtjen e territorit dhe sovranitetit të Republikës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme