Vetëvendosje në Prishtinë po akuzohet për bllokadë të ndërmarrjeve publike

Në mungesë kuorumi, u ndërpre seanca e parë e Kuvendit Komunal të Prishtinës për këtë vit, e mbajtur në ditën e fundit të marsit.

Kur në rend dite ishte emërimi i nga një anëtari të Komisioneve të Aksionarëve në tri ndërmarrjet publike komunale: “Hortikultura”, “Pastrimi” dhe “Trafiku Urban, koalicioni: Vetëvendosje, AAK e AKR, lëshuan sallën.

Këtë veprim Vetëvendosje e bëri, pasi shefi i asamblistëve të kësaj partie Qëndron Kastrati, tha se propozimi i tij për një takim konsultativ të shefave të grupeve nuk po merret seriozisht.

Pas kësaj, Agim Gashi i LDK-së, akuzoi Vetëvendosjen për bllokadë të ndërmarrjeve publike, ndërsa tha se herën tjetër ta shtyjnë procesin para, pa koalicionin qeverisës.

Para kësaj, me shumicë votash u miratua propozim-vendimi i planit për qoshqet dhe dhënien në shfrytëzim të përkohshëm të pronës komunale për këto qoshqe.

Kuvendi nuk miratoi raportin buxhetor për vitin 2016, për të cilin opozita pati një varg kritikash që lidheshin me planifikimin e dobët.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme