Vetëvendosje shkon në zgjedhje

Vetëvendosja do t’i mbajë zgjedhjet e brendshme gjatë fillimit të vitit 2018, raporton Gazeta Blic.

Kështu ka deklaruar deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Pantina, ajo tha për “Gazeta Blic” se VV ka dërguar kërkesë në KQZ, ku ka kërkuar që të shtyhet afati i zgjedhjeve, dhe kjo parti t’i mbajë zgjedhjet e brendshme gjatë muajit Shkurt 2018.

“Ne kemi çu kërkesë në KQZ, që të shtyhet afati i zgjedhjeve deri në Shkurt, sepse e kemi pasur afatin që këto zgjedhje të mbahen tash gjatë kohës së zgjedhjeve lokale, ne do të fillojmë me zgjedhjet e brendshme në Shkurt, kështu kemi diskutu në kryesi”, ka deklaruar Pantina për Gazeta Blic

Gazeta Blic,  ka kontaktuar edhe me sekretarin organizativ të Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi, mirëpo ai në një përgjigje të shkurtë dhënë redaksisë, ka thënë se ende nuk kanë vendosur për kohën kur VV do t’i ketë këto zgjedhje.

Kujtojmë që Vetëvendosja themelet e saj të para i ka që nga viti 2005, atëherë kur është shndërruar nga KAN në Lëvizje Vetëvendosje.

Kryetari i parë i kësaj Lëvizje ishte Albin Kurti, i cili tanimë e ushtron funksionin e deputetit të VV-së.

Pas Kurtit,  në zgjedhjet e brendshme të vitit 2015 kryetar i Lëvizjes u zgjedh Visar Ymeri.

Ymeri u zgjodh në postin e të parit të Vetëvendosjes me 97.42% të votave.

Ndryshe në opinion po flitet se garës për të parin e Vetëvendosjes, do t’i hyj edhe kryetari i rizgjedhur i Prishtinës Shpend Ahmeti./GazetaBlic./

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme