Lëvizja Vetëvendosje sot do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese projektligjin për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.Sipas një njoftimi zyrtar nga VV projektligji dorëzohet sot në orën 12:00, nga shefi i deputetëve të VV-së Glauk Konjufca.Demarkacioni me Malin e Zi është miratuar më 21 mars ku ka marr 80 votat e deputetëve të Kosovës.
VV e ka kundërshtuar këtë projektligj ndërsa në seancën ku është miratuar demarkacioni është hedhur edhe gaz lotsjellës.