Vetëvendosje thotë se s’do të rrijë duarkryq pas “vendimit politik” për rinumërim

Politike i ka konsideruar Lëvizja Vetëvendosje vendimet e PZAP-së për rinumërim në Prishtinë dhe Prizren.

Kandidati i kësaj partie dhe kryetari në detyrë i Prishtinës, Shpend Ahmeti, arsyetimet e këtij institucioni i ka quajtur absurde.

Ai tha se qëllimisht nuk është proceduar me numërim të votave nga diaspora dhe atyre me kusht.

Procesi i votimit në rundin e balotazhit në Prizren ka qenë krejt i rregullt dhe rinumërimi është i paarsyeshëm, është shprehur Mytaher Haskuka.

Ndërsa kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje vendimet i ka quajtur një tentim grusht shteti kundër vullnetit të qytetarëve.

Në këtë konferencë është bërë e ditur se lidhur me këto vendime të PZAP-së dhe KQZ-së, janë njoftuar edhe përfaqësitë diplomatike në Prishtinë, si dhe janë njoftuar vëzhguesit ndërkombëtarë.

Gjithashtu, është paralajmëruar kallëzim penal ndaj panelit të PZAP-së për vendimet e nxjerra, pasi sipas Ymerit, nuk ka bazë ligjore për to dhe janë fshehur prova.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme