Vetëvrasje në Fier, 46-vjeçarja humb jetën pasi merr fotoksinë

Një tjetër vetëvrasje është shënuar sot, ngjarja e rëndë ka ndodhur në periferinë e Fierit dhe viktimë mësohet se është një 46-vjeçare.

Viktima me iniciale D.B është vetëhelmuar me fostoksinë në banesën e saj në fshatin Poro, ku është gjetur në gjendje të rëndë.

Ajo është transportuar në spital, por ndihma e mjekëve nuk ka mjaftuar për të mbajtur në jetë 46-vjeçaren, e cila ka ndërruar jetë në spital.

Dyshohet se veprimi ekstrem është ndërmarrë nga gruaja në kushte të rënduara depresioni.

Materialet hetimore për rastin i kaluan për vlerësim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier. /albeu.com/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme