Qeveria në mbledhjen e sotme e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin në lidhje me nevojën e zbatimit të vetingut tek të punësuarit në MPB.
Sipas këtij vendimi, Ministria e Punëve të Brendshme obligohet që deri më 20 gusht të formojë Grup pune për të përgatitur Propozim-planin e masave, aktiviteteve dhe dinamikës së zbatimit të këtij procesi dhe deri më 1 tetor ta dorëzojë në Qeveri.
Vetingu ndaj punonjësve në MPB ndodh për shkak të krijimit të institucionit me integritet dhe standarde të larta, rritjes së profesionalizmit tek të punësuarit, përforcimit të luftës kundër krimit dhe korrupsionit që siguron policë të ndershëm, kredibil dhe të përkushtuar.
Është paraparë që në Grupin punues të marrin pjesë të punësuarit e ministrisë, përfaqësues të OSBE-së në vend, përfaqësues të sektorit joqeveritar, me detyrë që të zbatojë analizë gjithëpërfshirëse për gjendjen, të vërtetohet modeli konkret i vetingut.