Veton Surroi e fyen Hashim Thaçin, ia refuzon edhe dekoratën

Veton Surroi ka lëshuar akuza në drejtim të Hashim Thaçit për rrënimin e Shtetit të Kosovës. Ka thënë se për këtë arsye refuzon dekoratën nga Presidenti.

Veton Surroi e ka refuzuar dekoratën e ndarë për te nga Hashim Thaçi.

Ka thënë se Presidenti i Kosovës është i pandershëm prandaj nuk e pranon të nderohet prej tij. E ka bërë përgjegjës Thaçin për dështimin e Shtetit.

“Pash emrin tim, dy herë, në listën e të dekoruarve nga Hashim Thaçi për dhjetëvjetorin e pavarësisë. Që të dyja herët emri im është vënë në proceset vendimtare për arritjen e lirisë dhe pavarësisë, Konferencës së Rambouillet dhe Procesit të Vjenës. Ka qenë nder imi që t’i shërbej vendit”, ka shkruar Surroi.

“Konsideroj se Hashim Thaçi është përgjegjësi kryesor për kapjen e shtetit, izolimin e tij, vjedhjen e tij, varfërimin e tij material, mendor e shpirtëror, zbrazjen e tij prej një të dhjetës së popullatës për dhjetë vjet pavarësie, humbjen e konsensusit politik e perspektivës së të rinjve brenda tij… Me përjashtim të okupatorëve, nuk ka pasur njeri që i ka bërë kaq dëm vendit”, ka thënë më tej.“Me bindjet e mia për këtë njeri refuzoj të marrë çfarëdo dekorate. I pandershmi nuk mund të më nderoj. As mua e aq me pak këtë vend. Qytetareve: gëzuar dhe u prifshit ndryshimeve!”, ka shkruar Surroi.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme