Veton Surroi: Franca duhet ta përcjellë Ramushin për në aeroplanin e parë drejt Prishtinës!

Publicisti Veton Surroi, thotë se me refuzimin e tri fletarresteve të lëshuara nga Interpoli për tre ndihmës të politikanit ultranacionalist serb, Vojisllav Sheshel, nga ana e Serbisë, autoritetet franceze do duhej që të ishin bindur për ta liruar nga masa e lirisë me kusht ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.

Një gjë të tillë, Surroi e tha përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, ku shkruan se:

Serbia refuzon të zbatojë qe dy javë urdhërarrestat e kuq të Interpolit ndaj tre ithtarëve të Vojisllav Sheshelit të cilët I kërkon Gjykata Ndërkombëtare e Ish Jugosllavisë në Hagë.
Ndërkohë insiston në urdhërearrestin e Interpolit, me kërkesë të veten, ndaj qytetarit të Kosovës , Ramush Haradinaj (rrjedhimisht edhe të çdo qytetari tjetër të Kosovës I cili nuk I pëlqen Serbisë).
Ramush Haradinaj pikësëpari fare nuk do të duhej të ishte I ndaluar, por pas tërë kësaj farse të Serbisë autoritetet e Francës duhej të ishin bindur dhe ta kishin përcjellë për në aeroplanin e parë drejt Prishtinës.

Haradinaj, është ndaluar në Francë që në fillim të muajit janar të këtij viti bazuar në një fletarrest të lëshuar nga Serbia në vitin 2004 përmes Interpolit.
Në javën e ardhshmë, me saktësisht më 6 prill është caktuar të mbahet seanca e katërt gjyqësore për rastin e Haradinajt, kur edhe pritet të merret një vendim. /GazetaBlic.com/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme