Publicisti Veton Surroi përmes rrjetit të saj social Facebook ka treguar për sulmin e parë që i ishte bëtë familjes Jashari.
Surroi pas gjithë këtij rikujtimi të asaj që kishte ndodhur ka thënë se të gjithë ishim të njëjtë dhe fshatar pa emër të Prekazit që prisnin ndëshkimin e hakmarrjes së policisë.
Ai ka thënë se pas gjithë asaj që kanë përjetuar ku ka pasur shumë gjak e vaj që të mos lejojmë të kthehemi në kohë pasigurie
Postimi i plotë i Surroit pa ndërhyrje:
Sot , para 26 vjetësh që sulmi I pare ndaj familjes Jashari, nga e cila kishte krise pushka kundër policisë serbe. Në Prekazin e rrethuar U nisëm dr. Fehmi Agani, Bajram Kelmendi , Zenun Çelaj dhe unë. Aty U takuam pastaj edhe me dr.Zekirija Canen.Ne pasdite policia kishte nxjerrë meshkujt e fshatit ,pa i lënë të visheshin për të ftohtit jashte. Një autoblinde e drejtonte automatikun e rëndë drejt fshatareve, një oficer policie me automatik kërkonte që ne të largoheshim. Mbi Prekaz fluturonte një helikopter i policisë. Mbetem aty deri ne mbremje , me tere pafuqinë tonë ,por të vendosur për të treguar se në ate moment, që te gjithë ishim të njëjtë, edhe fshataret e paemer të Prekazit qe prisnin ndëshkimin e hakmarrjes se policise, edhe ne qe kishim emër publik dhe që kishim ardhur për tu thënë policëve se po shkelnin të drejta të njeriut. Se një ditë dikush do t’ua përkujtonte. Kushdo ka mundur të mësojë prej asaj dite, kushdo mund të nxjerrë mësimet që do sot. Njëri prej mësimeve për të gjithe, të pa emra e figura publike është se prej asaj dite ka kaluar shumë mund, gjak e vaj që të jemi në liri, ka kaluar shumë mund , gjak e vaj që të mos lejojmë të kthehemi në kohë pasigurie.