Vetting-u, Lu: Po dëgjojmë gënjeshtra. Ambasadori mbron EURALIUS dhe Vlahutin

Ambasadori amerikan Donald Lu ka deklaruar se suksesi i reformës në drejtësi dhe institucioneve të reja që do të dalin prej saj varet nga pritshmëritë e popullit shqiptar.

“Kjo do të funksionojë vetëm nëse populli shqiptar ka pritshmëri të larta dhe kërkon rezultate nga këto institucione. Ju duhet të prisni që shumë prej krerëve të krimit të organizuar do të futen në burg. Duhet të prisni që politikanë të korruptuar, nga e dajthta në majtë, do të përballen me drejtësinë. Dhe më e rëndësishmja, duhet të prisni që trafikantë droge, politikanë e gjykatës e prokurorë të korruptuar të jenë të frikësuar”, ka thënë Lu.

Ambasadori la të kuptohet se një nga provat e frikës është edhe historia e Partisë Demorkatike për përkthimin e gabuar të ligjit të Vetting-ut.

“Për shkak të frikës së tyre ata thonë gënjeshtra për ambasadoren e BE, misionin EURALIUS dhe Gjykatën Kushtetuese. Sikurse e tha vetë kryetari i gjykatës, Dedja, gjykata ka dërguar një përkthim të rishikuar në Komisionin e Venecias dhe asnjë nga dallimet e përkthimit nuk ishte thelbësor. Jemi në pritje të Komisionit të Venecias, që do të udhëzojë Shqipërinë për zbatimin e reformës”, ka thënë Lu.

Por kryeminsitri Rama u tregua dyshues për ndikimin që Venecia do të ketë tek vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Si përvojë ai mori rastin e shpalljes anti-kushtetues të disa pikave në ligjin e pronave.

“Kam arsye të dyshoj se Gjykata Kushtetuese do të sillet me opinionin e Venecias ashtu siç dëshirojmë ne, sepse e kemi një sjellje të parë të Kushtetueses me opinionin e Venecias, për ligjin e pronave”, deklaroi Rama.

/ Top Channel

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme