Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra Prokurorin e rrethit të Korçës, Dashnor Nure, pasi nuk arriti të kalojë procesin e vettingut.
Nures iu kalua barrë prove në lidhje me adresat e banimit dhe dy banesave nga të afërmit, në të cilat ai kishte jetuar.
Po ashtu atij iu gjetën pamundësi financiare në disa vite, por Nure i kundërshtoi gjetjet dhe pretendoi se ato ishin virtuale dhe jo realiteti.
Procesi i vetingut për Nuren u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtare Alma Faskajn. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar, ishte i pranishëm, Gerrit Sprenger.
Dashnor Nure e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 si prokuror në Prokurorinë e Kolonjës. Prej vitit 2007, ai ushtronte funksionin në Prokurorinë e Rrethit Korçë.