Vetura e policisë godet shtyllën, lëndohen tre policë

Një veturë policore është aksidentuar në rrugën “Bujanovc” në Gjilan.

Si pasojë e këtij aksidenti tre policë kanë marrë lëndime të lehta dhe janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

Vetura e policisë ka goditur shtyllën në skaj të rrugës, ndërsa shkaqet e këtij aksidenti ende nuk janë bërë të ditura.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë Rajonale për Gjilan, Ismet Hashani.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme