Vetura godet këmbësorin në ‘zebra’ në Prishtinë (Foto)

Një veturë ka goditur sot një këmbësor në vendkalimin për këmbësorë në vendin e quajtur ‘Te Rrethi’ në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:30 ndërsa viktima, një 60 vjeçar, ka pësuar lëndime të lehta.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar komandanti i trafikut për Prishtinë, Milaim Fejzullahu.

 

“Një aksident ka ndodhur rreth orës 9:30 te rrethi i spitalit. Viktima është rreth moshës 60 vjeç. Në aksident është i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për trajtim në QKUK. Sipas informatave të para lëndimet janë të lehta”, tha Fejzullahu.

KALLXO.com ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme