Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Elbasan.
Aksidenti mësohet se ka ndodhur këtë mbrëmje.
Një grua dyshohet se është përplasur nga një automjet i madh.
Drejtuesi i mjetit mësohet se është larguar nga vendngjarja.
Gruaja 50-vjeçare është transportuar në spital dhe është në gjendje kritike për jetën.
Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit