Në një video të postuar në rrjetet sociale shihet modeli Jeep 4×4 duke “sfiduar ligjet e gravitetit”.
Ky Jeep, i modifikuar enkas për terrene malore, ngjitet në një shkëmb thuajse 90 gradë pa pasur nevojën e ndihmës nga ndonjë mjet tjetër, transmeton tch.
Videoja është klikuar mbi 600 mijë herë dhe është përhapur nëpër faqet e internetit të adhuruesve të sfidave të ngjashme nëpër terrene të vështira.