Një veturë është rrokullisur dhe ka dalë nga rruga, si pasojë e reshjeve të borës, në magjistralen Kaçanik-Han i Elezit.
Policia e rajonit të Ferizajt ka njoftuar për Gazetën Express se aksidenti nuk ka pasur për pasojë të lënduar, përveç dëmeve materiale që janë shkaktuar.
“Të lënduar nuk ka. Kushtet klimatike të papërshtatshme, andaj si pasojë ka ndodhë aksidente ku ka pasur vetëm dëme materiale”, ka thënë zëdhënësi Agim Gashi për Express.