Veturat e Ministrisë për Kthim harxhuan 84 mijë euro karburante

Dalibor Jevtiq vazhdon ta bojkotojë punën e Qeverisë që nga pranvera e 2018-s, por nuk ka hequr dorë nga paga dhe benefitet e tjera që sjellin dy pozitat që i ushtron njëkohshëm dhe prej të cilave ka thënë se ishte dorëhequr – ajo e zëvendëskryeministrit dhe pozita e ministrit për Komunitete dhe Kthim.

Gjatë gjysmëmandatit, si i vetëm në ministri ka shpenzuar 77,269.71 euro dhe 5,256.36 euro si zëvendëskryeministër, shkruan sot “Koha Ditore”.

Nga buxheti i Kosovës, shtetësinë e së cilës e kanë kontestuar ai dhe Lista Serbe, parti së cilës i takon, për 24 muaj ministri Jevtiq ka realizuar 58,809.76 euro si pagë. Veç këtyre, edhe 1,132.2 euro i ka arkëtuar si mëditje.

Ka bërë saktësisht 18,459.95 euro shpenzime përtej pagës. Vetura zyrtare me të cilën ka lëvizur ka shpenzuar gjithsej 7,383 litra derivate, kostoja për të cilat është 8,564.28 euro. Krahas kësaj, në tryezë i ka lënë 2,491 euro, sa janë shpenzimet e tij në dreka e darka zyrtare, si dhe ka faturë totale 1,536.63 euro të telefonatave në vlerë. Ai ka bërë edhe shpenzime nëpërmjet kredit kartelës, e cila u mundëson ministrave të kenë qasje në fonde publike – nga ajo ka shpenzuar 4,735.84 euro.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme