Në rrugën “Murat Mahmeti” në Prishtinë, dje ka ndodhur një grabitje.
Policia përmes raportit policor thotë se 4 burra të maskuar dhe të armatosur, kanë hyrë brenda shtëpisë së ankuesit, dhe kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash, stoli ari si dhe një veturë me targa vendore, përcjell Koha.net.
Gjatë punës policore vetura e vjedhur është gjetur e braktisur në fshatin Zhur të Prizrenit.
Nuk raportohet për të lënduar dhe njësitë policore janë duke hetuar rastin.