Deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Pantina e ka quajtur të papranueshëm dhe jokushtetues vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj për rritje pagash të stafit në Qeveri.
Pantina thotë se janë bërë dy vjet që kur kanë kërkuar që të sjellet në Kuvend projektligji për pagat, gjë që nuk ka ndodhur.
Ja reagimi i plotë i saj:
Vendimi i kryeministrit për rritjen e pagave I padrejtë dhe kundër kushtetues
Ka më shumë se dy vite që i kemi kërkuar qeverisë të sjell në Kuvend projektligjin për pagat. Për më tepër në takimin e fundit të Ministrit të administratës publike Yagcilar në komisionin për administratë publike qeverisje lokale dhe media unë i kam kërkuar që sa më parë të sjellë në kuvend projektligjin. Në vend që ta sjellin projektligjin në kuvend, kryeministri me merr një vendim sa të padrejtë por edhe kundër kushtetues për rritë pagat për vete dhe stafin politik përreth tij. Është i papranueshëm një veprim i tillë i kryeministrit marrë parasysh edhe papunësinë e madhe dhe nivelin e varfërisë në vend.