Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, e ka quajtur skandaloz projektin për termocentralin “Kosova e Re”, për ndërtimin e të cilit dje është nënshkruar marrëveshja.
Ymeri tha se ky projekt dëmton ekonominë e Kosovës.
“Dje është nënshkruar marrëveshja për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, ky është projekti më i madh pas luftës, por edhe jotransparent. Ky projekt është skandaloz pas privatizimit tash po zbatohet faza e dytë e privatizimit. Ky privatizim nuk ka se si të jetë ndryshe veç privatizim i shtetit”, ka thënë ai.
Me këtë marrëveshje ai tha se, Qeveria i ka shuar mundësi Kosovës për zhvillim ekonomik.
“Me këtë kontratë ne po heqim dorë nga infrastruktura jonë. Ne po heqim dorë nga një mundësi që e ka ekonomia e Kosovës”, ka thënë Ymeri, raporton “Zeri.info”.
Ai tha se çmimi i energjisë elektrike rrezikon te rritet për 40% në vitet e ardhshme.
“Kjo do të shkaktojë probleme për qytetarët të cilët edhe sot e kanë të vështirë ta paguajnë energjinë elektrike”, ka thënë ai.
Ymeri i beri thirrje qeverisë të kenë kujdes me projekte të tilla.